Juventusi ka besim te Thiago Motta, por vendos disa objektiva

Drejtuesit e Juventus-it thuhet se i besojnë plotësisht trajnerit Thiago Motta. Megjithatë, ish-ndërkombëtari italian duhet të kualifikohet në Champions League dhe të arrijë në raundin e 16-të këtë sezon nëse dëshiron të ruajë punën e tij aktuale, sipas “La Gazzetta dello Sport”.

Tifozët e Juventus-it po humbasin durimin me ekipin dhe Motta-n, por sipas “La Gazzetta dello Sport”, shefi i bardhezinjve nuk rrezikohet të shkarkohet pavarësisht një fillimi të dobët të vitit 2025.

Bardhezinjtë kanë fituar vetëm një ndeshje nga shtatë në të gjitha garat në vitin e ri dhe kanë humbur ndeshjet radhazi kundër Napoli-t dhe Benfica-s.

Sipas medias së sipërpërmendur, drejtorët e Juventus-it ende i besojnë ish-trajnerit të Bologna-s, i cili nënshkroi një marrëveshje trevjeçare në “Allianz Stadium” verën e kaluar.

Raporti pretendon se drejtorët ishin të vetëdijshëm se Motta-s do t’i duhej kohë për të ndërtuar një ekip me shumë lojtarë të rinj, por ka objektiva minimale që 42-vjeçari duhet të përmbushë këtë sezon.

Juventus-i pret që Motta të kualifikohet në Champions League këtë sezon dhe të kualifikohet të paktën në raundin e 16-të të kompeticionit aktual.

Juventus-i ka fituar një vend në play off-in e eliminimit të Champions League dhe do të përballet me Milan-in ose PSV-në në raundin tjetër, duke mësuar kundërshtarët e tyre gjatë shortit të sotëm. /Albanianpost.com

Read Previous

​Sfida tejet interesante në playoff-in e Ligës së Kampionëve

Read Next

Rama: Çelja e negociatave me BE-në, konstatim i progresit në rritjen e barazisë para ligjit