“Interi është i ndërtuar për ta fituar Ligën e Kampionëve”

Ish-mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio, foli për Interin pas fitores së pastër 3-0 kundër Monacos të mërkurën mbrëma në ndeshjen e xhiros së fundit në Ligën e Kampionëve, ku siguruan një vend në fazën tjetër.

Legjenda italiane nuk kurseu fjalët e mëdha për Nerazzurrët, pasi sipas tij ata janë realiteti me atë çfarë ai sheh në fushë.

“Kjo është një skuadër e ndërtuar për të synuar fitimin e Ligës së Kampionëve, ashtu si edhe katër ose pesë skuadra të tjera – mendoj për Liverpoolin, Bayern Munichun, Real Madridin…”, ka thënë fillimisht Marchisio.

“Është e drejtë që të besojnë, dhe këto po e tregojnë me paraqitjet e tyre”.

“Ata janë e vetmja skuadër italiane në mesin e tetë më të mirave. Mos prezenca në fazës e ‘playoff’ do t’i lejojë lojtarët e Inzaghit të fokusohen më shumë në kampionat dhe të kursejnë dy ndeshje shtesë. Më pas, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë”, përfundoi italiani.

Ndryshe, Interi e mbylli fazën e ligës në vendin e katërt me 19 pikë, po aq sa patën edhe Arsenali i treti dhe Barcelona e dyta, ndërsa Liverpooli përfundoi i pari me 21 pikë. /Telegrafi/

Read Previous

Dalin pamjet nga momenti i përplasjes së aeroplanit dhe helikopteri ushtarak në SHBA

Read Next

Presidenti Trump njofton se planifikon të dërgojë emigrantët e paligjshëm në Guantanamo