Lëvizja Vetëvendosje të premtën mban tubimin mbyllës në Gjakovë

Lëvizja Vetëvendosje aty ku e filloi fushatën zgjedhore aty edhe po fillon me tubimin përmbyllës. Këtë të premtë më 31 janar, nga ora 19:00 në palestrën “Shani Nushi”, Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë tubimin përmbyllës të fushatës në Gjakovë.

Në këtë tubim pritet të marrin pjesë përfaqësues të kësaj partie, kandidatë për deputetë nga Gjakova dhe jo vetëm. Kryeministri i Kosovës që edhe në këto zgjedhje është kandidat për të parin e vendit do të kërkojë përkrahjen e qytetarëve gjakovarë për zgjedhjet e 9 shkurtit, që të udhëheq shtetin e Kosovës edhe për një mandat tjetër.

Read Previous

AUV: Nuk ka as një njoftim për rrezik nga produktet e Coca-Cola-s në Kosovë

Read Next

LVV takoi elektoratin në Gjakovë