Kryesia e klubit futbollistik “Vëllaznimi” ka marrë vendim për të ndërprerë bashkëpunimin me kryetrajnerin Leotrim Krasniqi. Vendimi është konfirmuar sot nga drejtuesit e klubit.
Leotrim Krasniqi mori drejtimin e Vëllaznimit me ambicie të larta, duke u fokusuar në zhvillimin e talentëve të rinj dhe në përmirësimin e rezultateve të ekipit. Megjithatë, disa prej synimeve të parashtruara nuk u arritën, duke e bërë të nevojshme marrjen e këtij vendimi.
“Ju njoftojmë se Kryesia e klubit ka vendosur që të ndërpres bashkëpunimin me kryetrajnerin Leotrim Krasniqi. Kryetrajnerin Krasniqi e falenderojmë për bashkpunimin korrekt dhe për kontributin që ka dhënë, si dhe i urojmë suksese të mëtutjetshme në karrierën e tij.Për informacione të tjera rreth shtabit teknik do të njoftoheni me kohë.”, thuhet në komunikatën e klubit.
Aktualisht, kryesia është në fazën e konsultimeve për emërimin e kryetrajnerit të ri. Synimi është gjetja e një profesionisti që mund të sjellë rezultate pozitive dhe të konsolidojë pozitën e Vëllaznimit në ligë. /tvsyrivison/