Burri rrah gruan në Deçan

Një femër ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 20:45, në Deçan.

Siç thuhet në raport, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull  kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Read Previous

Pamje nga aksidenti tragjik në Klinë, ku humbi jetën një person

Read Next

Tentuan të vjedhin kasafortën me para në “KEDS”, arrestohen tre persona në Kamenicë