Pas dëmtimit të një kablloje elektrike nënujore pranë Finlandës, Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ngriti alarmin për të ashtuquajturën flotë hije të Rusisë dhe bëri thirrje për sanksione të mëtejshme nga BE.
“Pothuajse çdo muaj, anijet dëmtojnë kabllot e rëndësishme nënujore në Detin Baltik. Ekuipazhet e anijeve ulin spiranca në ujë, i tërheqin ato për kilometra në shtratin e detit pa asnjë arsye të dukshme e më pas i tërheqin zinxhirët lart”, shtoi Baerbock.
Baerbock tha se e ka të vështirë të besojë se këto incidente janë thjesht rastësi.
“Kjo është një thirrje urgjente zgjimi për të gjithë ne. Në një botë të dixhitalizuar, kabllot nënujore janë arteriet e komunikimit që mbajnë botën tonë të bashkuar”, paralajmëroi ministrja.
Kablloja Estlink 2 midis Estonisë dhe Finlandës u ndërpre të mërkurën në atë që autoritetet finlandeze dyshojnë se mund të ketë qenë një akt sabotimi. /atsh-dpa/