Aksion për lirimin e pronave të uzurpuara në veri

Foto: Kontakt Plus

Me kërkesën e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Policia ka asistuar sot për lirimin e disa pronave.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

Ai tha se aksioni u bë në një objekt banesor, derisa tha se gjatë aksionit kanë hasur në disa struktura paralele.

“Komuna ka kërkuar intervenimin e policisë për lirimin e disa pronave. Kur kemi bërë bastisje kemi hasur në disa struktura paralele. Punëtorët janë larguar”, tha ai.

Elshani tha se tashmë me rastin është duke u marrë Prokuroria./Telegrafi/

Read Previous

Studimi: Ndërtesat luksoze në Miami u fundosën me 7,6 cm vitet e fundit

Read Next

Mbi 3 mijë pjesëtarë të Policisë iu nënshtruan kontrolleve shëndetësore