Pa pritje e kolona në pikat kufitare

Ndonëse jemi në prag të festave të fundvitit, të dhënat nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bëjnë të ditur se nuk ka kolona dhe pritje në asnjë nga pikat kufitare të Kosovës.

Në publikimin e të dhënave të orës 07:03, pritjet në hyrjet dhe daljet nga Kosova nuk janë më shumë se pesë minuta.

Pritje nuk ka as në pikat kufitare Merdar, Dheu i Bardhë e Jarinje ku kryesisht në fundvit dhe gjatë verës krijohen kolona. /Telegrafi/

Read Previous

​Dita ndërkombëtare e gatishmërisë epidemike

Read Next

Çfarë dihet deri më tani për rrëzimin e aeroplanit në Kazakistan?