Si prodhohet djathi, një ndër specialitetet e Qumështores Gexha
Konferenca për shtyp e Zinedine Zidane para ndeshjes së të dielës në kampionat,
kundër Getafe, ishte e mbushur me pyetje mbi tema të ndryshme.
Presidenti i Marseille ka kritikuar trajnerët francezë. Çfarë mendoni për këtë?
Unë mendoj se puna e trajnerëve francezë është shumë e mirë. Nuk jam dakord
me atë këndvështrim. Aspak.
A mund të kishit qenë më i kujdesshëm me Carvajal dhe Hazard?
Po, dëmtimet e tyre janë të përsëritura, ndaj duhet të jemi më të vëmendshëm. Të
dy janë më të mirë dhe kjo e ngroh ekipin.
A duhet më shumë rotacion sesa ke bërë kohët e fundit?
Plani është gjithmonë i njëjtë. Të gjithë jemi në projekt. Kemi edhe dhjetë ndeshje
për të luajtur dhe do të vazhdojmë me të gjithë lojtarët. Ne nuk kemi tuar asgjë,
ky është realiteti.
Kur lexoni se jeni shumë me fat, çfarë mendoni? Ju shqetëson?
Unë jam me fat, po, është e vërtetë, sepse drejtoj këtë ekip dhe përfaqësoj një klub
të madh. Unë nuk mendoj se jam katastrofë si trajner, as më i miri, por më pëlqen
ajo që po bëj. E rëndësishme është të vendosësh pasionin në gjithçka që të pëlqen.
Por, mbi të gjitha, lojtarët e mi; ata janë gjëja më e rëndësishme.
Si duket gjendja e Eden Hazard tashmë?
Eshtë shumë më mirë dhe dëshiron të kthehet me ekipin. Do ta shohim nëse
mund të jetë me ne.
Lajmi më i mirë që mund të dëgjoni te Real Madridi është se Zidane ndodhet
ende në stolin e tij…
Ne kurrë nuk kemi dyshuar në punën që kemi bërë. Lojtarët janë shumë të
angazhuar. Ata besojnë në atë që bëjnë. Vështirësia na bën më të fortë. Unë jam
shumë krenar për këtë. Lojtarët janë gjithmonë të përkushtuar dhe duan më
shumë. Kjo është ajo që më përmbush; duke parë lojtarët e përfshirë në gjithçka që
bëjmë.
Cili është probabiliteti i qëndrimit tuaj në stolin e bardhë?
Unë nuk shikoj në të ardhmen, as tani dhe as kur thanë se Zidane duhet të
largohet. Asgjë nuk do të ndryshojë, këtu punohet dhe jetohet ditë pas dite. Nesër
do të luajmë një ndeshje të rëndësishme dhe kjo është ajo që na intereson. Asgjë
më shumë.
A i druheni nesër lodhjes zike dhe mendore?
Është e vërtetë që vijmë nga dhjetë ditë shumë intensive, me ndeshje shumë të
forta. Emocionalisht jemi shumë mirë. Lojtarët janë gati. Duhet të rimëkëmbemi
dhe rikuperimi zik bëhet në detaje. Nesër do të kemi një ndeshje zikisht shumë
të fortë.
Çfarë i ka munguar Militao deri më tani për të luajtur më shumë?
Ai luajti javët e fundit, është i përkushtuar. Sigurisht që të gjithë lojtarët duan të
luajnë më shumë. E rëndësishme është që të jetë i përgatitur në çdo kohë.
Klubi dëshiron që ju të vazhdoni. A e shihni veten pranë presidentit për katër
vitet e ardhshme?
Unë jam i lumtur për presidentin, por jemi duke menduar vetëm ditë pas dite. Ju
mund të keni një kontratë 4 ose 5-vjeçare dhe të largoheni nesër… Kjo nuk do të
thotë asgjë. Jam i lumtur këtu dhe mendoj për ndeshjen e nesërme.
A mendoni se një nga preferencat e Perez është rinovimi i kontratës suaj?
Jam i lumtur për të, që vazhdoi si president i Real Madridit, por vlerësohemi ditë pas
dite. E përsëris, shikoj vetëm ndeshjen e nesërme.
Cilin konsideroni se është virtyti juaj më i madh si trajner?
Jam duke shijuar atë që bëj çdo ditë, bashkë me lojtarët e mi, që kanë tuar
shumë, por gjithmonë duan më tepër. Kjo për një trajner është fenomenale.
Kush është më krenar, tifozët apo ju?
Të dyja palët. Tifozët janë shumë krenarë dhe unë shumë i lumtur. Jemi gjallë në dy
kompeticione, Champions dhe La Liga. Nesër kemi një ndeshje shumë të
rëndësishme.