Rama: Integrimi i Shqipërisë në BE do të ndodhë shumë shpejt

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian do të ndodhë shumë shpejt, sepse ne do të jemi gati.

Kështu është shprehur kreu i qeverisë, Edi Rama paraditen e kësaj të marte të 10 dhjetorit.

“Sot aktualisht po bëjmë procesin e integrimit në BE në fazën e negociatave falë edhe një instrumenti të ri të papërdorur nga asnjë shtet më parë, që është një model i ndërtuar prej nesh enkas i inteligjencës artificiale”.

Kjo, sipas kryeministrit të vendit, “na jep mundësinë të realizojmë shumë më shpejt procesin e transferimit të trupit legjislativ të BE, të realizojmë përkthimin në kohë rekord dhe të kemi analiza të teksteve”.

Ndër të tjera, ai theksoi se Shqipëria po punon që përmes inteligjencës artificiale të integrojë në sistemin e monitorimit të lëvizjes së parasë një model që do të çojë në një nivel tjetër të gjithë procesin e transparencës.

Kryeministri theksoi se në këtë drejtim Shqipëria ka lënë pas shumë vende të zhvilluara të BE-së, ndërsa solli në vëmendje indeksin e Bazelit për luftën kundër pastrimit të parave.

“Në kushtet sotme nuk është e nevojshme jo vetëm të bëhemi si gjermanët që i kemi lënë mbrapa bashkë me disa vende të tjera në atë që është një tjetër pikë ku na godasin rregullisht me shkopin e mësuesit, me pastrimin e parave. Këtë nuk e them unë por e thotë indeksi i Bazelit. Janë jo pak, por janë 7 apo 8 vendet të BE-së që në indeksin e Bazelit për pastrimin e parave renditen pas Shqipërisë.

Por, kryeministri theksoi se “nuk jemi të kënaqur me kaq”.

“Mirëpresim goditjet dhe leksionet se duam të bëhemi shumë më të mirë. Me inteligjencën artificiale ne po punojmë që të integrojmë në sistemin e monitorimit të lëvizjes së parasë një model që do të çojë në një nivel tjetër të gjithë procesin e transparencës”, tha Rama. /Albanianpost.com

Read Previous

Mandati i Xhaçkës, Komisioni i Venecias: Kuvendi i Shqipërisë nuk është i detyruar të votojë

Read Next

Osmani zhvillon takimin me ministrin hungarez për çështje të Bashkimit Evropian