Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk kanë informacione për ndonjë sulm të radhës pas atij në Ibër-Lepenc të premten vonë. Megjithatë, sipas tij, duhet të ketë gatishmëri për t’u përballur “meqenëse e kemi një fqinj i cili është gjithnjë e më irracional përveç se agresiv”.
Në një konferencë urgjente, Kurti ka thënë se siguria e qytetarëve në veri sot është më e madhe se më parë.
Kurti: Nuk kemi informacione për ndonjë sulm të radhës
“Nuk kemi informacione për ndonjë sulm të radhës por ne duhet të kemi gatishmëri për tu përballur meqenëse e kemi një fqinj i cili është gjithnjë e më irracional përveç se agresiv…Arsyeja pse Republika e Kosovës duhet të përballet me këto sulme tash është pikërisht suksesi i Republikës së Kosovës, suksesi ynë është duke i çmendur ata, dhe ata janë gjithnjë më agresiv sepse janë gjithnjë më nevrik, po të dështonte shteti i Kosovës nuk do të na i bënin këto, këto i bëjnë se jemi të suksesshëm”, ka thënë Kurti.
Një shpërthim i fuqishëm sonte në Varagë të Zubin Potok, ka dëmtuar kanalin e ujit Ibër-Lepenc.
Kurti: Gjithçka çfarë kemi paralajmëruar ka dalë e saktë
“Ne në veri të Kosovës nuk e kemi ushtrinë tonë, e kemi vetëm policinë tonë. A ju kujtohet në verën e vitit të kaluar sa shumë thirrje janë bërë që policia të mos ketë armë të gjata, ose të zvogëlohet numri i policëve sepse janë frikësuar që nuk do të mund të realizojnë sulme më. Gjithçka çfarë ne kemi paralajmëruar dhe vepruar ka dalë e saktë. Sërish, siguria për qytetarët në veri të Kosovës është më e madhe sot sesa kur duash më herët, problemi është që nga paniku i tyre ata po dëshirojnë që të shkaktohet paniku edhe te ne me sulme të tilla, nuk kanë çfarë i bëjnë më Republikës së Kosovës, Policisë së Kosovës, ushtrisë së Kosovës, por natyrisht do të mund të gjendet ndonjë person që hudhë ndonjë granatë, ju e keni parë që edhe kabllot nënujore që po i lidhin vendet nordike me pjesën kontinentale të Evropës po këputën prej dikujt, edhe vendet e Evropës Perëndimore kanë sfida të tilla”, ka thënë Kurti./KosovaPress