Gjendet armatim në nën kulmin e një ndërtese në Mitrovicën e Veriut

Në njërën prej tre ndërtesave të njohura si “Vampirusha” në Mitrovicën e Veriut sot në mëngjesi janë gjetur armë, ka konfirmuar policia për portalin KoSSev.

Siç ka sqaruar zëvendëskomandanti për rajonin e Veriut, Veton Elshani për këtë portal, armët janë gjetur në nën kulmin të këtij objekti.

Ai nuk ka mundur të specifikojë se çfarë është gjetur, por ka konfirmuar se mes armëve kishte pushkë kallashnikovë, karikatorë …

Ai gjithashtu ka theksuar se askush nuk është arrestuar.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet./gazetaexpress/

Read Previous

Suedia pritet të ankohet për shkak të humbjes së Kosovës me rezultat zyrtar ndaj Rumanisë

Read Next

Grabitësit vjedhin kuti snuff të veshura me diamante gjatë bastisjes në muzeun e Parisit