Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin

Një burrë që hodhi aksidentalisht një hard disk që përmban Bitcoin, thotë se tani vlen më shumë se 633 milionë dollarë pas rritjes së çmimeve së fundmi.

James Howells, 39-vjeç, ka më shumë se një dekadë duke u përpjekur ta gjej hard diskun që përmban pasurinë e tij të humbur në Bitcoin, duke besuar se ndodhet diku në deponi të mbeturinave në Newport, transmeton Telegrafi.

Ky hard disk raportohet se përmban 8 mijë Bitcoin – që kapnin vlerën e 6 milionë dollarë në kohën kur është hedhur në mbeturina, por që tani kap shumën e 633 milionë dollarë, duke marrë parasysh rritjen e ndjeshme të vlerës së Bitcoin së fundmi.

Howells i bleu Bitcoin-et, të njohur gjithashtu si BTC, gjatë ditëve të para të kriptovalutës.

Çelësi i tij privat – një çelës digjital i përdorur për të hyrë në monedha – u ruajt në hard diskun e kompjuterit të tij, të cilin ai e hoqi përfundimisht kur e formatoj kompjuterin e tij dhe e vendosi në një sirtar në tavolinën e tij.

Disku mbeti në sirtar deri në vitin 2013, kur partnerja e Howells e hodhi aksidentalisht. /Telegrafi/

Read Previous

Gladiatorët ishin influencuesit e Romës së lashtë

Read Next

Cilat vende evropiane janë udhëheqëse për performancën e tyre klimatike?