Kurti-lojtarëve të Kosovës: Na kënaqët me lojën e bukur

Me fitoren kundër Lituanisë me rezultat 1-0, Kosova e ka përmbyllur këtë cikël të Ligës së Kombeve, aty ku ishte pjesë e grupit 2 në Ligën C. Dardanët kështu kanë mbledhur 12 pikë dhe renditen në vendin e dytë pas Rumanisë që është e para me 15 pikë.

Të hënën në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” ishte edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili pas ndeshjes ka reaguar duke thënë se Kosova tregoi lojë të bukur dhe qëndrim të pathyer.

“Mbrëmë mjaftoi goli i hershëm për fituar ndeshjen. Djemtë tanë e përbyllën këtë cikël me fitore, ndërsa na presin mundësi tjera për t’u promovuar tutje. Na kanë kënaqur me lojën e bukur, e krenar me qëndrimin e pathyer. Suksese tutje!”, ka shkruar Kurti në “Facebook”./Kp

Read Previous

Armët që 300 milionë eurot nga BE-ja mund t’ia sigurojnë Ukrainës

Read Next

Mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku u shqiptuan për 24 orë nga policia