Arsenal dhe Tottenham rivalizojnë Unitedin për Vazquezin

Spanjolli ka kaluar gjashtë sezone te skuadra e “Los Blancos”, derisa këtë edicion ka qenë mjaftë i rëndësishëm duke bërë plotë 33 paraqitje në të gjitha garat.

Sidoqoftë, kontrata e 29-vjeçarit skadon në verë dhe pritet të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Unitedi kishte shprehur interesim për Vazquez, që mund të luajë në pozitën e sulmuesit dhe të mbrojtësit.

Sipas AS, “Djajtë e Kuq” rivalizohen nga Arsenal dhe Tottenham.

Dy skuadrat janë në kërkim të një mbrojtësi të krahut të djathtë që është kreativ dhe Vazquez shihet si zgjedhja ideale.

PSG gjithashtu thuhet se është duke shikuar situatën, por ka nisur të tërhiqet nga gara shkaku i lëndimit të fundit që pësoi spanjolli./Lajmi.net/

Read Previous

Pse ndodh ngërçi i gishtave të këmbës dhe si ta trajtoni atë?

Read Next

Marrëdhënjet mes Perez dhe Zidane të tensionuara, francezi pritet të largohet nga Real Madridi