Qeveria e Pekinit njoftoi dje se ka paraqitur një apel para Organizatës Botërore të Tregtisë kundër tarifave përfundimtare të vendosura nga BE javën e kaluar për automjetet elektrike të importuara nga Kina.
“Për të mbrojtur interesat e zhvillimit të industrisë së automjeteve elektrike dhe bashkëpunimin global për transformimin e gjelbër, Kina ka vendosur të ngrejë një padi kundër masave përfundimtare kundër subvencionimit të BE-së”, tha Ministria e Tregtisë në OBT.
Brukseli dhe kryeqytetet evropiane i frikësohen hakmarrjes tregtare me vendosjen e detyrimeve për disa produkte kyçe evropiane, ku pas vendimit për uiskin dhe konjakun, priten edhe ato për produkte qumështi dhe mish derri. /Albanianpost.com