Veseli: Ne vetëm po kërkojmë korrigjim të një gabimi që ka qenë i zhytur në politikë
Pas dy ndeshjeve hapëse, të zhvilluara një ditë më parë, tashmë NBA ka hyrë në ritëm të plotë, me 10 takime të luajtura sot. Milwaukee arriti të triumfojë 124-109 jashtë fushe, duke mundur Philadelphia.
Një sfidë mes dy ekipesh pretendente në Konferencën e Lindjes. Lillard me 30 pikë e Antetokounmpo me 25 pikë e 14 rebound, ishin më të mirët në fushë për Bucks. Për miqtë, të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë.
Pas kohës shtesë triumfon skuadra e Phoenix, që mundi 116-113 Clippers jashtë fushe. Durant me 25 pikë e Beal me 24 bënë diferencën në fushë për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 29 pikët e Harden.
Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri edhe ekipi i Golden State, që mundi 139-104 Portland, ku 7 lojtarë të Warriors realizuan mbi 10 pikë. zhgënjen Miami, që në fushën e tij u mund 116- 97 nga Orlando (Banchero 33 pikë). /Telesport.al/
NBA-Rezultatet e sotme
Detroit – Indiana, 109-115
Atlanta – Brooklyn, 120-116
Miami – Orlando, 97-116
Philadelphia – Milwaukee, 109-124
Toronto – Cleveland, 106-136
Houston – Charlotte, 105-110
New Orleans – Chicago, 123-111
Utah Jazz – Memphis, 124-126
Clippers – Phoenix, 113-116
Portland – Golden State, 104-139