“Një emocion i fortë”. Daniel Maldini nuk e fshehu përjetimin kur komentoi në mikrofonat e “Rai” debutimin e tij me kombëtaren e madhe axurre. Babai Paolo dhe nëna Adriana ishin në tribunat e stadiumit duke brohoritur për të dhe bërë video me celularët e tyre.
“Jam i lumtur që ata erdhën dhe ishin këtu, – tha Daniel duke buzëqeshur. – Ne flasim për futbollin edhe kur jemi në shtëpi. Këtë debutim ia dedikoj familjes sime, miqve të mi, njerëzve që më duan”.
3 – Con Cesare, Paolo e Daniel, quella Maldini è la 1ª parentela diretta con ben tre giocatori (nonno, padre e figlio) nella storia dell’Italia. Sono trascorsi 22 anni e 118 giorni dall’ultima gara con l’Italia di Paolo Maldini e 61a e 1g dall’ultima di Cesare Maldini. Dinastia. pic.twitter.com/w0yfYtQVoj— OptaPaolo (@OptaPaolo) October 14, 2024
Më pas një koment për ndeshjen: “Bëmë mirë që nuk e ulëm ritmin edhe kur e siguruam
plotësisht fitoren. E vazhduam luftën, bëmë çfarë duhej deri në fund. Çfarë shpresoj të sjell në
kombëtare? Pak cilësi, edhe nëse ky ekip ka shumë tashmë. Thjesht po përpiqem të jap
kontributin tim maksimal”. /Telesport.al/
