Banorët e fshatit Zhdrellë të komunës së Gjakovës do të bëhen me rrugë të reja, pasi që sot kanë filluar punimet për shtrimin e dy akseve rrugore që lidhin disa lagje këtu. I pranishëm në fillimin e punimeve ishte edhe kryetari Ardian Gjini i cili foli për rëndësinë dhe koston e shtrimit dhe asfaltimit të këtyre rrugëve.
Banorët e Zhdrellës u shprehën falenderues ndaj komunës dhe kryetarit Gjini, pasi që siç thonë ata për një kohë të shkurtër atyre do u lehtësohet qarkullimi.
Ky projekt pritet të përfundojë brenda muajit, ku pritet të shtrohen rreth 2 km rrugë. Projekti kap shumën e rreth 107 mijë eurove.