Drejtoresha e UNICEF-it paralajmëron se lufta në Gaza do të ketë pasoja afatgjata për fëmijët

Drejtoresha Ekzekutive e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), Catherine Russell, paralajmëroi se lufta në Rripin e Gazës do të ketë pasoja afatgjata për fëmijët që kanë pësuar humbje të njerëzve të dashur, zhvendosje dhe janë përballur me mungesa e vazhdueshme e ushqimit dhe ujit.

“Nëse e shikoni Gazën me sytë e një fëmije, është ferr”, tha Russell.

Ajo theksoi se fëmijët në Gaza do të traumatizohen nga lufta për vite me radhë.

Russell vuri në dukje se dërgimi i ndihmave humanitare në Rripin e Gazës është ende i ekspozuar ndaj rreziqeve të mëdha.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, më shumë se 41.820 palestinezë janë vrarë dhe 96.910 janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit të kaluar, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. /abcnews.al

Read Previous

Dy yje të Bayernit jashtë për shkak lëndimi, Kompany sqaron gjendjen e tyre

Read Next

Ukraina godet depon e naftës në Krime