Nagavci: Vazhdimi i mësimit normalisht, do të varet nga situata pandemike

Ministrja e Arsimit  Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka thënë se mësimi për klasat 1-5 ka filluar në të gjitha shkollat me përjashtim të fshatit Bushat në Mitrovicë, raporton Ekonomia Online.

Ajo po ashtu ka thënë se edhe mësimi online po vazhdon të mbahet.

Nagavci në një konferencë  për medie tha se të gjitha komunat kanë bërë përgatitjet e duhura ku të gjitha shkollat janë dezinfektuar.

“Sot kam filluar periudha e tretë dhe në bazë të vendimit për masat kundër pandemisë mësimi për disa nivele po organizohet me pjesëmarrje fizike të nxënësve në nivelin e çerdheve klasat 1 deri në 5. Sipas informatave që i kemi në ditën e sotme mësimi ka filluar në të gjitha shkollat me përjashtim të fshatit Bushat në Mitrovicë, që do të vazhdojë nesër. Mësimi online po zhvillohet në të gjitha shkollat. Komunat kanë raportuar se është kryer pjesa e dezinfektimit në të gjitha shkollat”.

Ajo tha se për vazhdimin e mësimit online do të varet nga situata me pandeminë.

“Sa i përket pajisjeve teknologjike MASh ju ofrojë të gjithë nxënësve qasje në mësimin online, ne do të përcjellim se si po shkon situata me pandeminë dhe për javën e ardhshme sot merret ndonjë vendim. Përderisa mësimi sipas rekomandimeve po shkon pa pengesa unë ju bëjë thirrje të gjitha palëve të përfshira në këtë proces që të angazhohen bashkërisht që mos të lëmë prapa asnjë fëmijë në mësim”, tha Nagavci.

Read Previous

ShSKUK: 937 pacientë të shtrirë, 45 në gjendje të rëndë

Read Next

Nagavci: Prioritet kemi vaksinimin e mësimdhënësve