Drejtori i një shkolle në Gjakovë ka njoftuar se gjatë një kontrolle që i është bërë nxënësve të po asaj shkolle tek një nxënës i dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë. Rasti është cilësuar si armëmbajtje pa leje.
Sipas vendimit të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Ankuesi mashkull kosovar, drejtor i shkollës, ka njoftuar se gjatë kontrollit të nxënësve të shkollës, tek i dyshuari mashkull kosovar, i është gjetur dhe sekuestruar një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.