Villarreali mposht Mallorcan e Muriqit

Credit: Alamy Stock Photo Copyright: Credit: Zuma Press

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi me Mallorcan të shtunën kanë pësuar disfatë në shtëpi nga Villarreali me rezultatin 2:1. Ndeshja i takoi xhiros së pestë të La Ligas. 

Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 27-të me golin që e shënoi mbrojtësi, Logan Costa.

Vendësit barazuan në 1:1 në minutën e 57-të me autogolin që e realizoi 39-vjeçari, Raul Albiol. Golin e fitores për Villarrealin e shënoi Ayoze Perez në minutën e 94-të. Muriqi e kompletoi ndeshjen. Mallorca nga minuta e 69-të ishte më një futbollist më pak në fushë. Toni Lato u ndëshkua me karton të kuq.

Mallorca këtë edicion ka një fitore, dy barazime dhe dy humbje. Villarreali ka tri fitore dhe dy barazime. /Koha.net/

Read Previous

Zinedine Zidane zbulon dy kundërshtarët më të vështirë gjatë karrierës së tij

Read Next

Parashikimi i motit për ditët në vijim në Gjakovë