Norris mesazh Verstappen: Po rikuperojmë hap pas hapi, tani besojmë edhe më shumë te titujt

Image: Sky sports

Lando Norris ka bërë një përparim në renditjen ndaj Max Verstappen pas garës në Monza, por kjo nuk është mjaftueshëm. Piloti britanik i McLaren synon të bëjë një hap më të madh në garën e Baku, e cila zhvillohet këtë fundjavë në Azerbajxhan.

“Përfundimi i garës së fundit europiane në podium për të 12-ën herë radhazi ishte fantastik. Unë dhe inxhinierët e mi analizuam paraqitjen tonë në Monza dhe identifikuam mënyra për t’u përmirësuar, si nga ana ime ashtu edhe si ekip,” shprehet Norris.

“Qëllimi ynë është i qartë. Kam besim të plotë te ekipi për të vazhduar punën dhe përmirësimin. Tani që dy kampionatet janë të hapura, jemi më të vendosur se kurrë. Jam krenar për ekipin dhe mezi pres të shohim se çfarë mund të arrijmë këtë fundjavë,” shton ai.

“Mezi pres të kthehem në Azerbajxhan. Jam optimist për atë që mund të bëjmë, duke marrë parasysh makinën që kemi. Përditësimet kanë funksionuar mirë dhe kemi grumbulluar më shumë pikë se Red Bull në çdo garë. Shpresojmë që kjo fundjavë të mos jetë ndryshe,” përfundon Norris. /Telesport.al/

Read Previous

​Ministrja Haxhiu mirëpret ngritjen e aktakuzës për sulmin në Banjskë

Read Next

Enis Bardhi në garë për golin më të mirë të xhiros në Ligën e Kombeve