Një takim i shteteve anëtare të NATO-s po nxjerr detajet e para, rreth ndihmave që Ukraina pritet të marrë në vijim, ku vlerësohen në shumë të mëdha monetare dhe armatime.
Sipas detajeve të para, Ukrainës do t’i jepen:
-SHBA do të sigurojë një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë 250 milionë dollarë;
-Gjermania, Danimarka dhe Holanda do të furnizojnë Ukrainën me 77 tanke të tjera Leopard 1A5;
-Kanadaja do të dorëzojë një grup të madh motorësh për raketa të aviacionit të padrejtuar dhe 1300 koka luftarake për to;
-Gjermania do të dërgojë 12 njësi të tjera artilerie vetëlëvizëse Panzerhaubitze 2000 në Ukrainë. /Albanianpost.com