Komisioni Evropian miraton 40 milionë euro shtesë për Ukrainën

Komisioni Europian njoftoi sot se do të miratojë shumën prej 40 milionë euro për Ukrainën në mënyrë që vendi të përgatitet për dimrin e ardhshëm.

“Me sulmet e pamëshirshme ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, Komisioni po rrit fondet e tij humanitare për ukrainasit me 40 milionë euro shtesë përpara afrimit të dimrit”, tha Komisioni në një deklaratë.

35 milionë euro janë caktuar për projekte humanitare në Ukrainë dhe pesë milionë euro për mbështetjen e refugjatëve ukrainas dhe komuniteteve të tyre në Moldavi. /abcnews.al

Read Previous

Harris shkon përpara Trump në mbledhjen e fondeve

Read Next

Forcat izraelite duket se janë tërhequr nga një kamp i Bregut Perëndimor pas një operacioni të madh ushtarak