​Kryetari i Federatës së Kickbox-it nderohet me çmimin “Ambasador i paqes”

Presidenti i Federatës së Kickbox-it, Fatmir Makolli është nderuar me çmimin “Ambasador i paqes” për kontributin e tij të dhënë në promovimin e sportit.

Këtë çmim Makollit ia dorëzoi Tahir Shabani nga Federata e Paqes Universale Ai me këtë rast tha se Makolli ka kontribuar shumë në promovimin e sportit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Është nder dhe krenari ta nderojmë presidentin e Federatës së Kickbox-it Fatmir Makolli me titullin “Ambasador i paqes”. Është me të vërtetë kontributi, promovimi i sporteve të Kosovës meriton përkrahje edhe ndërkombëtare për të gjitha medaljet e arta që Kosova na i solli”, ka thënë Tahiri.

Kurse vet Makolli u shpreh shumë i lumtur me këtë çmim për të cilin tha se do të jetë një shtytje edhe më e madhe për të punuar me më shumë përkushtim për sportin e Kosovës.

“Jam shumë i nderuar me këtë çmim dhe besoj që në të ardhmen do të punoj edhe më shumë dhe është një stimulim i madh që në të ardhmen të punoj edhe më shumë për sportin sepse dihet që sportisti është ambasadori më i mirë i shtetit”, theksoi Makolli. /KosovaPress/

Read Previous

Shqipëri: Sokol Bizhga komandohet në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë

Read Next

Çmimet botërore të ushqimeve ranë pak në gusht, thotë OKB-ja