Francë, Macron zgjedh kryeministrin e ri

Ish-komisioneri i BE-së, Michel Barnier, emërohet kryeministër i Francës, pas vendimit të presidentit të vendit, Emmanuel Macron.

Njoftimi nga presidenca franceze vjen afërsisht dy muaj pas zgjedhjeve të parakohshme, ku asnjë parti nuk fitoi shumicën absolute, duke çuar në bllokim të negociatave për kreun e qeverisë së re.

Politikani konservator 73-vjeçar udhëhoqi negociatat e BE-së me Britaninë për Brexit nga viti 2016 deri në vitin 2021. Më parë, Michel Barnier kishte role në qeveri të ndryshme franceze dhe ishte komisioner i BE-së. /abcnews.al

Read Previous

Arrigo Sacchi analizon kampionatin italian, nga rindërtimi i Juventusit tek surprizat e kampionatit

Read Next

Asteroidi i lashtë 20 herë më i madh se ai që zhduku dinosaurët ka të ngjarë të godasë hënën e Jupiterit