Arrigo Sacchi analizon kampionatin italian, nga rindërtimi i Juventusit tek surprizat e kampionatit

Në një intervistë të gjatë me “Gazzetta dello Sport”, ish-trajneri Arrigo Sacchi diskuton planet për kampionatin e ri të Serie A. Ai thekson se puna e Thiago Motta e intriguese, duke vërejtur se dy ndeshjet e para ishin premtuese, por se përballja e fundit me Romën ka shënuar një periudhë ulje-ngritjesh për Juventusin.

Sacchi beson se Juventusi është në proces të rindërtimit dhe duhet të evoluojë në lojën e tij, duke u adaptuar brenda ndeshjeve, veçanërisht kur përballet me kundërshtarë si Roma. Ai është i bindur se Motta do të krijojë një Juventus të aftë të imponohet me një stil sulmues.

Sacchi gjithashtu e vlerëson Koopmeiners për goditjet e tij të shkëlqyera dhe thotë se Thiago Motta do të kërkojë shumë gola nga ai. Sipas tij, Atalanta ka humbur cilësinë pa Koopmeiners dhe tani duhet të rifitojë versionin më të mirë të Lookman.

Në lidhje me Napolin dhe transferimin e Lukaku, Sacchi shprehet me respekt për Antonio Conten, duke e cilësuar atë si një trajner që i jep gjithë shpirtin e tij. Ai pranon se Lukaku nuk ka qenë i jashtëzakonshëm kohët e fundit, por thekson se nëse Conte e ka dëshiruar me ngulm, ka një arsye të fortë. Sacchi mendon se Napoli do të fokusohet vetëm në kampionat, pasi Liga e Kampionëve mund të shterojë energjitë e skuadrës.

Sa i përket surprizave në Serie A, Sacchi vë në dukje se Parma po luan mirë dhe Pecchia e di çfarë po bën. Megjithatë, ai shpreh habi për performancën e Torinos, duke thënë se nuk e ka parë të luajë në këtë nivel për një kohë të gjatë. /Telesport.al/

Read Previous

Lajçak nesër viziton Kosovën

Read Next

Francë, Macron zgjedh kryeministrin e ri