Kryeimami Koshi: Në 33 xhami të komunës së Gjakovës nesër falet Fitër Bajrami
Agjencia e OKB-së e ushqimit thotë se është hera e parë në luftën 10-mujore që një nga automjetet e saj është qëlluar drejtpërdrejt pranë një postblloku.
Programi Botëror i Ushqimit (WFP) ka njoftuar një pauzë në lëvizjen e punonjësve të saj në Rripin e Gazës “deri në njoftimin e mëtejshëm” pasi një nga automjetet e tij u godit me armë zjarri vetëm disa metra larg një postblloku të kontrolluar nga Izraeli.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës teksa automjeti po i afrohej pikës së kontrollit të urës Wadi Gaza.
“Asnjë nga punonjësit në bord nuk u dëmtua fizikisht,” tha WFP në një deklaratë./aljazeera/