AI hyn fuqishëm në Hollywood, Netflix e përdor në qindra filma
Me dy fitore në dy ndeshjet e para të kampionatit, ekipi i Juventusit udhëheq i vetëm në Serie A me 6 pikë të plota. Këtë fundjavë, bardhezinjtë e trajnerit Thiago Motta do të presin Romën në shtëpi, një skuadër që ka zhgënjyer deri tani me vetëm 1 pikë.
Pas suksesit ndaj Como-s dhe Veronës, trajneri Motta kërkon vazhdimësi në rezultate: “Ndaj Romës pres një ndeshje të bukur për të luajtur. Do ta përgatisim mirë dhe do të jemi në maksimumin tonë për të arritur rezultatin e dëshiruar.”
Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e mbështetjes së tifozëve: “Kemi nevojë për mbështetjen e publikut tonë. E di që do të jenë të shumtë, ashtu sikurse na përkrahën edhe në Verona. Mbështetja e tyre tregon se djemtë në fushë po japin maksimumin dhe ndihmon në forcimin e dëshirës për fitore,” tha Motta.
Trajneri ka ndërtuar një skuadër të fortë, duke përfshirë edhe të rinj nga “Next Gen”, për të krijuar një ekip konkurrues pas disa sezoneve të vështira. “Ne gjithmonë punojmë për faktorin psikologjik,” shtoi Motta.
“Në radhë të parë, këta janë fëmijë të talentuar. Po përpiqemi t’i vendosim në kushtet më të mira, por ata janë protagonistët. Ata kanë një nivel të shkëlqyer dhe kur luajnë si ekip, mund të shihni ndryshimin,” përfundoi Motta. /Telesport.al/