“Trepça” largon përkohësisht nga puna edhe tre puntorë tjerë

Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar se sot ka larguar përkohësisht nga puna edhe tre puntorë tjerë me iniciale F.B., H.M. dhe Sh.S.

“Trepça” ka njoftuar se ky vendim është marrë nga ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv, Faton Ahmeti, shkruan Telegrafi.

Sipas njoftimit, të njëjtit kanë kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës.

“Për shkak se të njëjtit kanë kryer shkelje të rënda të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1, 1.5, 1.13 dhe 1.52 të Rregullores nr.prot:2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që gjatë ditëve të fundit kjo ndërmarrje ka larguar nga puna një numër të konsiderueshëm të puntorëve, referuar njoftimeve, kjo ka ndodhur për shkak se të njëjtit kanë shkelur rëndë rregullat e punës.

Gjatë ditës së djeshme, një puntor u largua nga puna sepse sipas njoftimit, ai ka keqpërdorur sistemin elektronik për hyrje dhe dalje. Ndërsa, gjatë të martës u larguan nga puna gjithsej shtatë puntorë./Telegrafi/

Read Previous

Zbulohet një nga diamantet më të mëdhenj në botë

Read Next

Policia e Kosovës konfiskon mbi 6 kilogramë narkotikë, arreston dy persona