Turqia ndan rreth 1 milion dollarë donacion për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së

Turqia ka ndarë rreth 1 milionë dollarë donacion për ngritjen e kapaciteteve ushtarake të FSK-së.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci përmes një njoftimi në Facebook, ku thotë se ky donacion është pjesë e programit të mbështetjes së jashtme ushtarake të qeverisë turke, raporton Klankosova.tv.

“Dje zyrtarisht kemi pranuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Turqisë e cila ka ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, 31 milionë lira apo rreth 1 milion dollarë amerikanë donacion për ngritjen e kapaciteteve ushtarake të FSK-së. Ky donacion është pjesë e programit të mbështetjes të jashtme ushtarake të qeverisë turke. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona kanë qenë gjithnjë në nivelet më të larta dhe kontributi i Republikës së Turqisë në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka qenë i vazhdueshëm si në aspektin e trajnimeve, ashtu edhe në atë të pajisjeve ushtarake”, ka shkruar Maqedonci.

Tutje, ministri falënderoi Republikën e Turqisë për këtë donacion.

“Falendëroj Republikën e Turqisë për donacionin dhe sigurojë që bashkëpunimi ynë i ndërtuar në frymën e besimit të dyanshëm, do të vazhdojë edhe në vitet në vijim. Turqia si shtet mik mbetet njëri nga partnerët strategjik më të rëndësishëm për Republikën e Kosovës”, ka shkruar tutje ministri./Klankosova.tv.

May be an image of 5 people, the Oval Office and text

Read Previous

Hovenier: Sfidat me Qeverinë Kurti kanë ndikuar në cilësinë e marrëdhënieve tona

Read Next

Barack dhe Michelle Obama elektrizojnë demokratët, por paralajmërojnë për garë të ngushtë