Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama dhe bashkëshortja e tij, Michelle Obama, i kanë dhënë mbështetje të madhe Kamala Harrisit, në natën e dytë të Konventës Kombëtare Demokratike.
Ata u kërkuan votuesve të mbështesin një “kapitull të ri” me të, në fjalimet e radhës në një arenë të mbushur plot në Çikago, raporton BBC.
Sondazhet thonë se Harris ka një epërsi të lehtë ndaj Donald Trumpit në nivel kombëtar.
Në fjalimin e saj, Michelle Obama u tall drejtpërdrejt me kandidatin republikan, Donald Trump, duke e pyetur nëse ai e dinte se po kandidonte për një “punë të zezë”, duke iu referuar të qenit president.
Kandidati republikan është kritikuar pasi kishte deklaruar më parë se emigrantët po marrin “punë të zeza” në SHBA.
Ndërkohë, protestat jashtë konsullatës izraelite në Çikago u tensionuan pasi shpërthyen përleshjet ndërsa demonstruesit marshuan drejt policisë të pajisur me mjete rebelimi.
Konventa katër-ditore emëron zyrtarisht Harrisin si kandidaten demokrate për presidente, ndërkaq Donald Trumpi mbajti kongresin e tij muajin e kaluar pasi i mbijetoi një atentati./koha.net/