Defekti në Qerim sjell ndërprerje të ujit të pijes në Gjakovë, Rahovec dhe fshatrat e Lumbardhit

Gypi kryesor furnizues i madhësisë DN 1100 ka sjellë defekt në fshatin Qerim. Ky gyp furnizon Qytetin e Gjakovës dhe pjesën lindore të fshatrave, qytetin e Rahovecit dhe fshatrat e Lumbardhit. Ekipet e KRU “Gjakova” janë mobilizuar me të gjitha kapacitet që brenda ditës të eliminohet defekti. Përmes një emaili zyrtar të dërguar nga KRU “Gjakova” bëhet e ditur se konsumatorët do jenë të njoftuar në vazhdimësi për ecurinë e punimeve. Gjithashtu nuk bëhet e ditur se sa do të jetë kohëzgjatja e ndërprerjes së furnizimit me ujin e pijes.

Read Previous

Hezbollahu thotë se ka lëshuar ‘breshëri të forta raketash’ në pozicionet izraelite

Read Next

Osmani takon ndihmës sekretarin për Politikë dhe Siguri të NATO-s