Zhytësit specialistë italianë kanë nisur një kërkim të ri për gjashtë persona të zhdukur që kur jahti i tyre u përmbys në Sicili para agimit të së hënës, raportoi AFP.
Jahti, Bayesian me flamur britanik, kishte 22 persona në bord duke përfshirë 10 anëtarë të ekuipazhit.
Gjashtë persona, përfshirë manjatin e teknologjisë në Mbretërinë e Bashkuar, Mike Lynch, janë ende të zhdukur.
Gruaja e Lynch, Angela Bacares ishte mes 15 personave të shpëtuar, por biznesmeni dhe vajza e tij 18-vjeçare Hannah ishin të zhdukur, tha për AFP Salvo Cocina, kreu i Agjencisë së Mbrojtjes Civile në Siçili.
Mungojnë gjithashtu kryetari i bankës Morgan Stanley International, Jonathan Bloomer dhe avokati i Clifford Chance, Chris Morvillo.
Kërkimi i parë i rrënojave rreth 50 metra nën sipërfaqen e detit dështoi.
“Qasja ishte e kufizuar vetëm në urë, me vështirësi për shkak të pranisë së mobiljeve që pengonin kalimin,” thanë zjarrfikësit./theguardian/