Rama jep shifrat: Ja pesë destinacionet e preferuara të vizitorëve

SHQIPËRI– Kryeministri i vendit, Edi Rama thekson se numri i vizitorëve dhe turistëve që kanë vizituar kalatë dhe  parqet arkeologjike këtë vit ka shënuar rritje në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Ai thekson se kemi një rritje prej 42%, ndërsa 23% e tyre janë vizitorë dhe turistë të huaj. Më tej, shefi i qeverisë tregon me shifra numrin e vizitorëve dhe pesë vendet më të vizituara prej tyre gjatë qëndrimit në Shqipëri.

Postimi i Ramës:

“Një rritje prej 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku 23% e vizitorëve janë turistë të huaj

-Top 5 destinacionet e preferuara të vizitorëve janë:

Kalaja Gjirokastër – 120,723 vizitorë

Muzeu “Gjergj Kastrioti”, Krujë – 90,955 vizitorë

Parku Arkeologjik Shkodër – 85,806 vizitorë

Parku Arkeologjik Butrint – 84,742 vizitorë

Parku Arkeologjik Apolloni – 68,469 vizitorë/ abcnews.al

Read Previous

Të paktën 19 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

Read Next

E djathta ekstreme përhap pretendime të rreme për sulmet myslimane në Bangladesh