Merz: Trump të mos krijojë surpriza gjatë takimit me Putinin në Kinë
Forcat ajrore të Ukrainës kanë bërë të ditur të dielën se kanë sulmuar një urë tjetër në rajonin Kursk të Rusisë.
Pamjet e postuara në kanalin Telegram të një komandanti tregojnë një sulm në një urë në Zvannoe, Kursk, mbi lumin Seym, raporton The Guardian.
Shkatërrimi i infrastrukturës së Ukrainës në zonë besohet të jetë një përpjekje për të penguar linjat e furnizimit ose përforcimet ruse.
“Minus një urë më shumë! Aviacioni i forcave ajrore vazhdon të privojë armikun nga aftësitë e tij logjistike me sulme të sakta ajrore, gjë që ndikon ndjeshëm në rrjedhën e armiqësive”, ka shkruar në Telegram komandanti i Forcave Ajrore, Gjeneral Let Mykola Oleshchuk./Koha.net