DASH: S’hezitojmë të bëjmë gjithçka që personeli amerikan të jetë i mbrojtur

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Vedant Patel duke folur për çështjen e Urës së Ibrit ka thënë se Uashingtoni do të bëjë gjithçka që është e mundur që personeli amerikan të jetë i sigurt.

“Më lejoni të them vetëm se ne sigurisht nuk do të hezitojmë të bëjmë gjithçka që nevojitet për të mbajtur – për t’u siguruar që personeli amerikan dhe njerëzit tanë janë të mbrojtur”, ka thënë Patel gjatë një konference me gazetarë.

Ai ka përsëritur se “Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin asnjë lëvizje për të ndryshuar statusin aktual të urës së Mitrovicës në këtë moment.” /RTKlive

Read Previous

Suedia po u ofron para emigrantëve që të largohen nga vendi

Read Next

TikTok kundërshton pretendimet e SHBA për lidhjet me Kinën në apelin gjyqësor