Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se Kosova duhet të sigurohet që ura në veri të hapet në atë mënyrë që nuk nxit konflikt me aleatët e vendit e as prani të shtuar të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.
“Ura duhet të hapet patjetër, por ne duhet të sigurohemi që kur të hapet të jetë e hapur përherë, e jo që kur të hapet të nxitë një prezencë shumë më të madhe të NATO-s në të. Ne nuk kemi arsye të jemi në konflikt me aleatët tanë”, tha Osmani në një deklarim për media gjatë vizitës së saj në Viti.
E para e shtetit ndër tjera ka shtuar se për hapjen e urës nuk pyetet Serbia./21Media