Këshilli i Sigurisë së Kosovës diskuton për sfidat që ndërlidhen me zjarret

Këshilli i Sigurisë së Kosovës, ka mbajtur një mbledhje në të cilën është diskutuar për situatën e sigurisë në vend, aktiviteteve të institucioneve anëtarë të këtij mekanizmi dhe planifikimet për periudhën në vijim.

Qeveria ka bërë të ditur se në takim është diskutuar edhe çështjet e përgjithshme të sigurisë publike, dhe sfidat aktuale të ndërlidhura me zjarret dhe sigurinë në komunikacion.

“Institucionet e Republikës së Kosovës në bashkërendim i kanë shtuar aktivitetet e tyre për të parandaluar por edhe mbajtur nën kontroll përhapjen e zjarreve, si dhe masat tjera në shërbim të rritjes së sigurisë në komunikacion. Ato do t’i shtojnë përpjekjet e tyre edhe në kuadër vetëdijesimit të qytetarëve në parandalimin e përhapjes së zjarreve dhe sigurisë së shtuar në trafik”, thuhet në njoftimin e qeverisë./rtklive

Read Previous

Çka u diskutua në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës?

Read Next

Diallo shkëlqen në fitoren miqësore të Man Utd ndaj Betis