Policia shqiptoi 2388 tiketa trafiku në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2388 tiketa për pjesëmarrësit e trafikut për shkak të shkeljeve të rregullave të komunikacionit.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 30 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 64 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 16 persona, ndërkaq 11 persona janë dërguar në mbajtje. /RTKlive/

Read Previous

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare ndaj dy personave

Read Next

Argjentina dhe Spanja detyrohen të bëjnë dy ndryshime të mëdha në fanellat e tyre në Lojërat Olimpike