Mauro Icardi do të largohet nga skuadra e PSG-së.
Sulmuesi do të shitet nga klubi pasi që Mauricio Pochettino nuk llogarit në shërbimet e tij.
Interesim për Icardin ka shprehur Juventusi. Mediat italiane kanë bërë të ditur se “Zonja e Vjetër” do të nis kontaktet me menaxherin e lojtarit.
Kampioni i Serie A, është i gatshëm t’i plotësoj kërkesat e sulmuesit për ta bindur të transferohet në Itali.
PSG-ja për ta liruar Icardin po kërkon mbi 50 milionë euro.
28-vjeçari këtë edicion në 19 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë gjashtë asistime. Ai ka kontratë me francezët deri në vitin 2024.