Protesta në Tiranë, blindohet kryeministria, mbi 2 mijë policë në terren, dronë dhe agjentë civilë
Raportet mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe atij të Shqipërisë Edi Rama janë ftohur pasi qe një kohë ata nuk kanë pasur takim zyrtar me njëri-tjetrin, mirëpo dy ministrat e tyre, Xhelal Sveçla dhe Taulan Balla po takohen shpesh.
Sveçla pak më parë ka njoftuar se është takuar me Taulant Ballën dhe me menaxhmentin e policive të Kosovës dhe Shqipërisë.
“Kënaqësi si gjithmonë të takohem me mikun dhe homologun tim Taulant Balla në Tiranë dhe me menaxhmentin e Policive të dy shteteve tona, pak para Takimit të Komitetit Mbikëqyrës me Britaninë e Madhe për luftimin e migracionit të paligjshëm.”
Ata kanë diskutuar për “rezultatet përbashkëta të arritura në kuadër luftimit të të gjitha formave të krimit si një vizion i yni për një rajon më të sigurt”.
Sveçla ka thënë se janë dakorduar për hapa dhe projekte konkrete në avancimin e bashkëpunimit dhe ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe teknologjike për më shumë siguri dhe goditje të fuqishme ndaj grupeve kriminale.
Ai tha se takimi i radhës së Komitetit Mbikqyrës me Britaninë e Madhe për luftimin e migracionit të paligjshëm do të mbahet në Prishtinë.
“Në takimin vijues të Komitetit Mbikqyrës me Britaninë e Madhe për luftimin e migracionit të paligjshëm, u prezantuan rezultatet konkrete të këtij bashkëpunimi dhe planet e veprimit në mënyrë që ky mekanizëm të jetë sa më efikas. U dakorduam po ashtu që takimi i radhës i këtij Komiteti të mbahet në Prishtinë.”/Express