Ky është i riu që fitoi 10 mijë euro, ia qëlloi numrin e banorëve rezidentë në Kosovë

Qytetari Alberit Sopa është shpallur fitues i lojës shpërblyese të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) prej 10 mijë  eurosh pasi ia ka qëlluar numrit të banorëve rezidentë.

“Po besoj që ka qenë më shumë fat sesa një analizë ose matematikë. Faleminderit për mundësinë dhe korrektësinë e rezultatit”, ka thënë Sopa.

ASK-ja ka bërë me dije se nga rezultatet preliminare, 1 589 659 banorë është numri i popullsisë në Kosovë.

Nga ta janë 795 046 meshkuj dhe 791 614 janë femra. Këto shifra përfshijnë vetëm banorët vendorë dhe jo diasporën. Nga gjithsej 38 komuna të Kosovës, 9 prej tyre kishin rritje të popullsisë, 29 të tjera kishin zvogëlim të numrit të popullsisë./Epoka e Re

Read Previous

Kurti priti ambasadorin turk, biseduan për zhvillimet e fundit në vend

Read Next

Shaqiri do të kthehet në Evropë, por te cila skuadër?