Konjufca pret në takim presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer.

Pas takimit, Konjufca bashkë me Nussbaumer do të mbajnë konferencë për media.

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë ka njoftuar se kjo vizitë është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Zvicrës për të forcuar marrëdhëniet e saj bilaterale me Kosovën dhe për të mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajon.

Presidenti i Këshillit Kombëtar do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti, e drejtuesen e diplomacisë, Donika Gërvalla.

Nussbaumer do të zhvillojë takim edhe me Odën Ekonomike Zvicerane-Kosovare, e cila do të ofrojë një mundësi për të diskutuar mundësitë ekonomike për zviceranët ndërmarrës në Kosovë.

Eric Nussbaumer po shoqërohet nga anëtarët e Këshillit Kombëtar Marc Jost dhe Cédric.

Read Previous

​Vendosja e kamerave në prona private, kërkohet respektimi i disa kritereve

Read Next

​Euro 2024: Gjysmëfinalja e parë luhet sot