Goma, flakadanë e tymuese, nis protesta para bashkisë së Tiranës

Ka nisur protesta para Bashkisë Tiranë, protestë e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në lidhje me dosjen “5D”.

Protestuesit kanë vendosur para bashkisë goma, të cilat mesa duet do të përdoren për t’u vënë zjarrin a, ashtu siç ka ndodhur edhe në protestat paraardhëse.

Pranë tyre janë vënë edhe tymuese e flakadanë, si dhe vezë, të cilat edhe me parë janë përdorur për tu hedhur drejt godinës së bashkisë.

Ndërkohë që ndryshe nga protestat e mëparshme, nuk ka gardh metalik që ndan protestuesit nga forcat policore./oranews

Read Previous

Arrestohet një i dyshuar për fajde

Read Next

Nënshkruhet marrëveshja për projektin e shëndetësisë dhe arsimit