Më datë 2 prill të vitit 1999 forcat serbe vranë e dogjën 57 martirë në Gjakovë.
Sot u bënë homazhe në varrezat e qytetit të Gjakovës për nderë të këtyre martirëve, ku të pranishëm ishin kryetari Gjini me bashkëpunëtorë, anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Alternativës, si dhe familjarë të shumtë që vazhdojnë të ndjejnë dhimbje për më të dashurit e tyre që humbën jetën tragjikisht./https://www.syri-vision.tv/
22 vite më parë në këtë masakër dhe në të gjithë bashkësinë e parë lokale të Gjakovës, u vranë 57 persona të pafajshëm të familjeve Vejsa, Caka , Haxhiavdija, Hoxha , Nuqi , Gërqari, Tetrica ,Dylatahu, Bordoniqi, Haxhiu, Çarkaxhiu, Kavaja , Spahiu, Haraqija, Deda, Demjaha, Dinaj, Alija, Dervishaj ,Gllogjani, Guci, Lleshi/https://www.syri-vision.tv/