Kryeministri Albin Kurti, në seancën e Kuvendit ka thënë se pas skanimit të gjendjes në ministri do ta përpilojnë edhe planin e punës, por sipas tij rendi është të zgjidhet presidenti.
“Do ta përpilojmë edhe planin e punës, por rendi e do që ta bëjmë njëherë një skanim të gjendjes. Është e udhës që ta kemi zgjedhjen e presidentes më pastaj edhe programin Qeverisës”, tha Kurti.
Kurti ka folur edhe për marrjen e vaksinës anti-covid, ka thënë se nuk e ka bërë për privilegj, por për të dërguar mesazh inkurajues tek qytetarët.
Ai ka thënë se konstituimi i Komisioneve të Kuvendit është shumë me rëndësi. /EkonomiaOnline/