Përkujtohen ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë

Ambasada Britanike në Prishtinë ka mbajtur ceremoni përkujtimore për nderimin e dëshmorëve britanikë të cilët kanë dhënë jetën në shërbim të paqes në Kosovë.

Në ceremoni morën pjesë ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

Gjatë ceremonisë u vendosën kurora me lule poshtë pllakës ku janë të shkruar emrat e ushtarëve pranë Memorialit të Dëshmorëve Britanikë në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë.

Ky aktivitet u mbajt në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës. /RTK/

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Read Previous

Vizita e Ramës në Kosovë, ambasadori Malaj: Përforcim i lidhjeve tona

Read Next

Osmani: Aleancat janë determinuese për ta garantuar e mirëmbajtur lirinë e fituar